Fjalë Kyçe

Gruaja në Prishtinë ngacmohet seksualisht nga taksisti në tre të mëngjesit

Gruaja në Prishtinë ngacmohet seksualisht nga taksisti në tre të mëngjesit

Një grua ka raportuar se është ngacmuar seksualisht nga një taksist në mëngjesin e hershëm në Prishtinë.

Kështu është bërë e ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, teksa këta të fundit njoftojnë se rasti është në hetim.

“Ankuesja femër ka raportuar se me datën e lartë cekur, është ngacmuar seksualisht nga taksisti. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e PK-së.