Fjalë Kyçe

Gruaja në Prishtinë rrahet nga dy djemtë e saj

Gruaja në Prishtinë rrahet nga dy djemtë e saj

Një grua në Prishtinë është rrahur nga dy djemtë e saj.

Policia tregon se mbrëmjen e 16 korrikut ajo kërkoi ndihmë mjekësore. Ndërkohë që policia ka arrestuar të dyshuarit dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi që e njëjta është sulmuar fizikisht nga dy djemtë e saj të dyshuarit meshkuj kosovarë. Njësia policore ka arrestuar të dyshuarit dhe me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.