Fjalë Kyçe

Gruaja nga Mitrovica fle nëpër korridore të spitaleve

Gruaja nga Mitrovica fle nëpër korridore të spitaleve

E njohin të gjithë në Mitrovicë, por institucionet atje nuk kanë arritur t’ia sigurojnë një strehim.

Bahrija nga Mitrovica, është një grua e cila ka probleme mendore dhe gjithë qytetarët në Mitrovicë sillen mirë me të, por problemi i saj është se ajo është pa kulm mbi kokë dhe fle në koridoret e spitaleve të Mitrovicës, shkruan Magazina.al

Historia e saj është bërë e njohur në rrjetet sociale, ku qytetarët para disa dite kanë publikuar fotografi të gruas e cila shihet duke fjetur në spitalin e pediatrisë në Mitrovicë, duke kërkuar nga institucionet që të bëjnë një zgjidhje për banimin e saj.