Fjalë Kyçe

Gruaja që lindi fëmijën e përdhunuesit serb, thotë se ia djegën trupin me cigare

Gruaja që lindi fëmijën e përdhunuesit serb, thotë se ia djegën trupin me cigare

Njëra prej grave të dhunuara gjatë luftës ka treguar skenat e tmerrshme nga përdhunuesit serbë. Ajo ka thënë se gjatë dhunimit është maltretuar, duke u djegur me cigare në trup. Ka thënë se edhe sot vazhdon t’i ketë ato shenja.

“Ato tri ditë, kanë qenë si 3 mijë vjet. Sa herë vjen 5-6-7 Marsi, mua çdoherë me gjen në neurologji, sepse kanë qenë vuajte tmerruese. Na kanë rreh, na kanë djeg me cigare, trupin e kam me shenja, fytyrën, fytin. Jemi there me thikë, me na i prishë bukurinë dhe me na i lënë shenjat që me na u kujtua kjo ngjarje çdoherë. Kam qejf me djegë trupin tim krejt, mos me i kujtua ato ditë. Mendojsha vec qysh me vdekë”, ka deklaruar ajo në T7.

Tutje, e dhunuara gjatë luftës tha se goditjen më të madhe e kishte marrë kur ishte kthyer në shtëpi. Në takimin me burrin, kur ia kishte shpjeguar gjërat, ai i kishte thënë se nuk është më gruaja e tij.

Ndoshta, sipas saj, këtë veprim e bëri edhe për faktin që ajo gjatë dhunimit nga serbët, mbeti shtatzënë. Kurse fëmijën, thotë që 6 vite ia rriti motra, ndërsa tani, atë fëmijë e do më shumë se vetën e saj.

“Kur jam kthyer në shtëpi, burri me ka pyetur se çka ka ndodh. I thashë që ata nuk na kanë marrë me na qarrosë, e as me na shëtite. I thashë pse nuk me mbrojte, pse nuk dole para automatit e me thënë që mos e merrni gruan time, po mua. I tregova se çfarë ka ndodhur, me tha prej sot nuk je gruaja ime!”

“Unë mbeta shtatzënë nga ai dhunim. Për 6 vite s’kam dashtë me pa, e ka rrit motra, por tani e jepi shpirtin për të”, deklaroi e viktima e dhunës seksuale në Kosovë.

Më tutje ajo ka thënë se ka provuar tri herë që të bëjë vetëvrasje, por thotë se fëmijët e saj e kishin ndalur.

Duke folur për ish-burrin e saj ajo ka thënë që nga momenti që është ndarë me të nuk di asgjë më për të.