Një grua rome ka qenë viktimë e dy sulmeve fizike në sy raste të ndara nga adoleshentë në Lipjan, përkatësisht në Ferizaj. Gruaja rome sot është parë në Kaçanik, por kësaj radhe atje i ka ndodhur diçka e mirë. Ajo është ftuar nga dy qytetarë kaçanikas për kafe.
‘Gruan rome, qe po e rrahin shqelma neper Kosove, ne Kaçanik e qerasin me kafe siç e qerasin çdo njeri tjeter qe vjen ne kete qytet.
Te dua Kaçanik! Edhe pse me votu nuk ke lidhje’, ka shkruar Ben Apolloni në faqen e tij në Facebook. Apolloni është regjisor teatri me profesion.
Gruaja rome u bë viktimë e sulmeve fizike këtë javë si pasojë e thashethemeve që u shpërndan në rrjetet sociale se gjoja e njëjta po vidhte fëmijë. Diçka që nisi si një shaka e rrjeteve sociale gati u kthye në një tragjedi për gruan e pafajshme. Këto raste vandalizmi kanë ngjallur reagimin e gjithanshëm të shoqërisë.