Një grua në Bahamas ka strehuar rreth 100 qen endacakë brenda shtëpisë së saj për t’i mbrojtur ata nga Uragani Dorian, transmeton Gazeta Metro.
Chella Philips, menaxherja e The Voiceless Dogs of Nassau, Bahamas, u dha strehë 97 qenve në New Providence.
Në një postim të bërë viral në ‘Facebook’, Philips publikoi disa fotografi të qenve të strehuar.
“97 qen ndodhen brenda shtëpisë sime. Ndodhen kudo, të paktën kanë respektuar shtratin tim,”-shkroi ajo.