Fjalë Kyçe

Grumbullohen qytetarët në një dyqan në Fushë Kosovë, pa maska, dorëza e respektim të masave

Grumbullohen qytetarët në një dyqan në Fushë Kosovë, pa maska, dorëza e respektim të masave

Qytetarë të shumtë janë parë ditët e fundit nëpër rrugët e Fushë Kosovës, e kjo pas lehtësimit të masave.

Derisa këtë javë janë lehtësuar edhe masat dhe janë hapur dyqanet me pakicë, një numër i madh i qytetarëve kanë dalë për t’u furnizuar me rroba e gjësende të ndryshme,

Në disa pamje të publikuara në rrjetet sociale vërehet një numër i madh i tyre në një dyqan duke mos respektuar as distancën e as rekomandimet tjera për maska e dorëza, shkruan Reporteri.

IKSHP vazhdimisht ka bërë thirrje për qytetarët që të mos grumbullohen dhe të mbajnë distancë. Dje është rritur sërish numri i të infektuarve me 21 raste të reja.

Kujtojmë se nga e hëna Kosova ka hyrë në fazën e dytë të lehtësimit të masave.