Pep Guardiola po përjeton një seri të paprecedentë negative në pankinën e Manchester Cityt, pasi Qytetarët nuk e arritën asnjë fitore gjatë muajit nëntor. he mbrëmë nuk arritën të fitojnë në mënyrë të dhimbshme ndaj Feyenoord në Champions League.
Në Etihad, futbollistët e Guardiolës me 3:0 deri në minutën e 75-të, por në fund holandezët u rikthyen për mrekulli dhe fituan një pikë, pasi e barazuan rezultatin në 3:3.
Guardiola doli para gazetarëve pas ndeshjes dhe menjëherë të gjithë vunë re gërvishtjet në kokën e tij. E gjithë koka i ishte gërvishtur, dhe gjaku në hundë binte në sy.
“Me gishtat e mi”, tha Guardiola kur u pyet se si ishin bërë gërvishtjet, më pas shtoi: “Doja të lëndoja veten”.