Fjalë Kyçe

Guardiola e gjen pasuesin e Fernandinhos te Man City

Guardiola e gjen pasuesin e Fernandinhos te Man City

Manchester City nuk ishte në gjendje të nënshkruante me Harry Kane ose Cristiano Ronaldon në tregun e fundit të transferimeve kur ata kishin nevojë urgjente për një qendërsulmues të nivelit të lartë për të qenë në gjendje të konkurrojnë për të fituar Ligën e Kampionëve apo mbrojtur titullin e tyre në Premier Ligë.

Pas dështimit për të sjellur një sulmues, “Citizens” po mendojnë per një pozitë tjetër ku klubi duhet të intervenojë që nga sezoni i ardhshëm.

Pep Guardiola e dëshiron mesfushorin defanziv të Leeds United, Kalvin Phillips, si pasues të Fernandinhos të cilit i skadon kontrata një-vjeçare në fund të sezonit, dhe ka pak gjasa të rinovojë edhe për një vit tjetër.

Mesfushori anglez është një dëshirë e vjetër e Pep Guardiola, i cili e sheh atë si një opsion ideal për zonën e tij në mesfushë sezonin e ardhshëm.

Pep Guardiola i ka komunikuar bordit të klubit se, përballë sezonit të ardhshëm, ai duhet të përfshijë një mesfushor të nivelit të parë për të zëvendësuar Fernandinhon, i cili përfundon kontratën e tij në verën e vitit 2022.

Braziliani ishte një pjesë e pazëvendësueshme e projektit të Guardiolës që kur mbërriti në Manchester dhe do të jetë një humbje e ndjeshme sepse Rodri Hernández vazhdon të lërë dyshime si mesfushori i parë në trekëndëshin e mesfushës.

Spanjolli tashmë ka një emër në tryezë. Sipas ‘Fichajes.net’, trajneri katalanas i ka kërkuar Manchester City-t që të nënshkruajë me Kalvin Phillips për sezonin e ardhshëm me qëllim që të shtojë një pjesë të vlefshme në rotacionin e tij në zonën e mesfushës dhe Rodri të ketë një njeri ideal për të konkurruar me të.

Kalvin Phillips është një nga lojtarët më të mirë të pozicionit të tij në Premier Ligë dhe është një profil që përshtatet në mënyrë të përkryer në stilin e lojës së Guardiolës për shkak të evolucionit të tij me Marcelo Bielsa në Leeds United.

Çmimi i shitjes së tij është 30 milionë euro, kështu që nuk duket si një investim shumë i lartë për një klub me fuqi të konsiderueshme ekonomike. /Lajmi.net