Manchester City dhe Liverpool janë dy skuadrat kryesore në garën për titullin e Premierligës.
Por, në këtë garë, duket se skuadra e Liverpool ka një kalendar më të lehtë gjatë javëve në vazhdim.
Megjithatë, trajneri i Manchester City, Pep Guardiola ka thënë se nuk është aspak i shqetësuar për këtë fakt.
“Nëse luajmë çdo tri ditë, atëherë secili do të jetë në ritëm dhe i fokusuar” ka thënë Guardiola para ndeshjes me Huddersfield.
“Nganjëherë ke një javë apo 10 ditë të lira dhe ritmi prishet. Kështu që, nuk e di” ka thënë tutje spanjolli.
Ai tutje ka thënë se nuk i intereson kalendari i Liverpool. Nuk është e rëndësishme për trajnerin e “Citizens” nëse “The Reds” do të udhëtojnë për ndeshjen ndaj Manchester United.
Ai duket se është i interesuar vetëm për ndeshjet e skuadrës së tij. Kujtojmë se Man City ndeshjen e radhës e luan sot me fillim nga ora 14:30, kundër Huddersfield.