Fjalë Kyçe

Guardiola: Të gjithë e dinë si do të përfundojë ndeshja me Liverpool-in

Guardiola: Të gjithë e dinë si do të përfundojë ndeshja me Liverpool-in

Të enjten do të luhet ndeshja e madhe e Premier League mes Manchester City dhe Liverpool, me “Qytetarët” që mbajnë vendin e tretë në renditje dhe që duhet të fitojnë patjetër për të reduktuar distancën me “Të Kuqtë”, që kanë një avantazh prej shtatë pikësh.

Edhe Pep Guardiola e di mirë sa e rëndësishme do të jetë kjo sfidë: “Do të kemi një mundësi të madhe për të reduktuar diferencat. Shumë njerëz më pyesin se çfarë do të ndodhë nëse humbasim…”, ka thënë trajneri spanjoll në konferencë për shtyp.

“Askush nuk ka besim te ne, të gjithë mendojnë se do ta humbim takimin, por ne do të bëjmë gjithçka është e mundur për t’i mundur dhe për  të fituar titullin”.

Pep ka marrë 3 humbje dhe 1 barazim në katër përballjet e fundit kundër Jurgen Klopp, duke përfshirë edhe eliminimin në çerekfinalet e sezonit të kaluar të Champions League.

Por spanjolli nuk beson se kjo ecuri negative do të ndikojë te rezultati i takimit të së enjtes, transmeton telesporti.

“Ajo që ka ndodhur në të kaluarën nuk mendoj se do të ketë ndikim tek ajo që do të ndodhë. Sigurisht, Liverpool, ashtu si United, është mes skuadrave angleze më të mira të historisë”.