Fjalë Kyçe

“Gutu, gutu çka ka ble gjyshi, qafe, kandidati për deputet shpjegon korrupsionin

“Gutu, gutu çka ka ble gjyshi, qafe, kandidati për deputet shpjegon korrupsionin

Ylli Isufi, kandidat për deputet nga Partia Euroatlantike e Kosovës, ka dhënë një shpjegim interesant për korrupsionin.

Korrupsioni për Isufin, është si një dhuratë kur gjyshi, daja ose tezja i dhuron nipit të tij.

Isufi i cili vjen nga partia ku lideri i tij është i akuzuar për korrupsion thotë se në Kosovë, korrupsioni është i lindur, korrupsionin qytetarët e kanë në gjak.

“Korrupsioni te na është i lindur, për shembull në gjak e kemi korrupsionin, shembull ma të thjesht po ta marr për shembull një gjysh një dajë, një teze i shkon nipi gutu, gutu çka ka ble gjyshi, qyre, qyre qafe, qafe, ky është korrupsioni”, ka thënë Isufi në Interaktiv.