Erling Haaland ka qenë protagonist mbrëmë në miqësoren e Norvegjisë ndaj Kosovës.
Sulmuesi i Manchester Cityt realizoi “hat-trick” ndaj Dardanëve në ndeshjen e zhvilluar në Oslo.
Pas lojës, ish-futbollisti i Salzburgut e Borussia Dortmundit i ka komentuar dhe i ka përshkruar të tre golat e tij.
“Goli i parë ishte i lezetshëm, i dyti erdhi pas një veprimi mjaft të mirë të Nusas, kurse i treti ishte nga klasi im dhe i Donnum”, deklaroi Haaland për kanalin zyrtar të “NFF” në Instagram, përcjell “Gazeta Express”.
23 vjeçari ndërkohë i falënderoi të gjithë ata që shkua në stadium, ku natyrisht nuk munguan as tifozët shqiptarë që jetojnë në Norvegji apo në vendet tjera të Evropës.
“I falënderoi shumë të gjithë ata që erdhën. Ishte fantastike të shihje aq shumë njerëz këtu”, vazhdoi njëri prej sulmuesve më të mirë në botë sot.
Ai iu afrua kështu rekordit të golave të shënuar në Kombëtare, por që kjo nuk i bën shumë përshtypje.
“Nuk e mendoj me të vërtet”, vazhdoi Haaland, i cili i shënoi golat numër 28, 29 e 30 për “Vikingët”.
Atë e ndajnë katër gola për t’u bërë golashënuesi më i mirë në histori të Kombëtares së Norvegjisë.