Fjalë Kyçe

Hahn ka një kërkesë urgjente ndaj Thaçit dhe Haradinajt

Hahn ka një kërkesë urgjente ndaj Thaçit dhe Haradinajt

Komisionieri për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë, Johannes Hahn gjatë konferencës për Siguri në Mynih, është takuar me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, kryeministrin, Ramush Haradinaj, dhe zëvendëskryeministrin, Behgjet Pacollin.

Në një postim në rrjetin social Twitter, Hahn ka shkruar se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duhet të vazhdojë në mënyrë urgjente.

Hahn ka thënë se duhet të ketë një zgjidhje praktike mes Prishtinës dhe Beogradit, transmeton Telegrafi.

“Bisedë e mirë me Hashim Thaçin, Ramush Haradinajn dhe Behgjet Pacollin. Unë përsërita urgjencën për të vazhduar dialogun Kosovë-Serbi të kryesuar nga Federica Mogherini. Për ta mundësuar këtë, kam përsëritur ofertën time të nderuar mbi një zgjidhje të shpejtë, dhe praktike ndërmjet dy shteteve”, ka thënë Hahn.

Për takimin me komisionerin e BE-së, ka shkruar edhe kryeministri, Ramush Haradinaj.

Ai ka thënë se taksa e vendosur ndaj Serbisë hiqet, vetëm nëse ka njohje reciproke ndërmjet dy shteteve.