Pothuajse të gjitha makinat më të mira të Britanisë së Madhe janë në rrezik të vjedhjes, tregon një studim.
Automjetet mund të hapen dhe të nisen brenda disa minutash, duke përdorur pajisje të cilat mund të blihen madje me çmim mjaft të lirë në internet.
Grupi avokues i konsumatorëve ‘Which’ dolën me statistika se katër nga pesë prej makinave më të njohura në Britaninë e Madhe vitin e kaluar ishin të atakuara nga të ashtuquajturat ‘sulme pa pasur nevojë për çelës’.
Hetimi bëri që ky grup avokues të akuzojë prodhuesit e makinave se po sakrifikojnë sigurinë e makinave të konsumatorëve për një investim të vogël shtesë që do të mund ta bënin.
Kjo fushatë vjen pas statistikave nga Zyra Kombëtare e Statistikave të cilat tregojnë se deri në muajin shtator vjedhjet e makinave u rritën deri 10 për qind apo rreth 110 mijë sosh, derisa shumica e tyre u kryen me teknikën e sipërpërmendur.
Shumë makina të reja tani kanë sisteme të hyrjes pa çelës. Kjo lejon shoferin të hapë dhe të fillojë makinën pa përdorur një çelës tradicional, posa të ulet në karrige.
Por hajdutët kanë përfituar nga kjo teknologji e re. Duke përdorur dy pajisje, të njohura si një amplifikator dhe një transmetues, ata mund të kapin sinjale elektromagnetike të emetuara nga çelësat kryesorë ku ata të vendosur brenda shtëpisë së pronarit të makinës.
Duke punuar në çifte, një hajdut qëndron pranë makinës me transmetuesin e tij, ndërsa tjetri përçon valët nga një pajisje përforcuesi pranë shtëpisë.
Përforcuesi do të kapë një sinjal nga çelësi i pronarit dhe do ta dërgojë tek transmetuesi i bashkëpunëtorit.
Kjo hile e bën makinën të mendojë se çelësi ndodhet në afërsi, duke e bërë atë të hapet. Hajdutët pastaj mund ta ngasin automjetin duke shtypur butonin për nisje automatike pa pasur nevojën për çelës.
O gjithë procesi mund të zgjasë më pak se një minutë – dhe sapo ta kenë makinën në posedim, ata shpejt mund të zëvendësojnë dryrët dhe pajisjet hyrëse.
‘Which’ thotë se derisa prodhuesit vazhdojnë të bëjnë modele të reja pa çelës, ka gjithnjë e më shumë hapësirë për hajdutët që t’i vjedhin ato pa vështirësi.
Harry Rose, redaktor i magazinës, tha: “Me vjedhjen e më shumë se një automjeti çdo 7 minuta, bën që njerëzit të ndjehen të pasigurt në automjetet e tyre.
“Fakti që kaq shumë makina në rrugë të cilat janë cak i lehtë i vjedhjes pa çelës, nuk është gjë e mirë.
“Ne duam që prodhuesit të ngrenë nivelin e tyre kur bëhet fjalë për sigurimin e automjeteve nga vjedhja”.
Klubi i Përgjithshëm i Automobilistikës Gjermane, ose ADAC, testuan një total prej 237 makina pa çelës dhe zbuluan se të gjitha, me përjashtim të tri prej tyre, ishin të ndjeshme ndaj sulmeve me ë transmetuesë.
Nga këto, 230 makina nga më shumë se 30 brende mund të hapeshin dhe të niseshin.
‘Which’ ka analizuar rezultatet për të treguar ndikimin e sulmeve pa çelës në pesë makinat më të mira në Britani të Madhe vitin e kaluar.
Ajo gjeti se Ford Fiesta, Volkswagen Golf, Nissan Qashqai dhe Ford Focus ishin të prekshme nga këto lloj vjedhjesh.
Vetëm Corsa Vauxhall ishte e sigurt sepse nuk është kishte sistemin e hyrjes pa çelës dhe nisjes së menjëhershme.
Të vetmet makina pa çelës që ADAC ka testuar e të cilat thuhet se nuk ishin të ndjeshme ndaj sulmeve me transmetues ishin veturat e brendit Jaguar Land Rover – gjegjësisht modelet më të fundit të Discovery dhe Range Rover, dhe Jaguar I-Pace 2018. /Gazeta Alo/