Fjalë Kyçe

Hajrushi ka një urim për Gresën

Hajrushi ka një urim për Gresën

Hajrush Behluli, i cili e ka përcjell Shkurte Fejzën gjatë këtyre viteve pothuajse në çdo këngë dhe sukses të saj, ka qenë tepër i emocionuar në një intervistë për emisionin Seven Bizz.

Në një intervistë për T7, Hajrush Behluli, babai i Gresa Behlulit është paraqitur tepër i emocionuar.
Ai ka thënë se edhe pse kishte menduar se nuk do të mërzitej, merzija “po të vinte insitiktivisht”.

“I drejtohem vajzave që ta dinë se prindërit shumë mërziten dhe shumë e ndjejnë këtë lloj ndarje sepse për ta nuk është vetëm një ndarje fizike. Nuk kam menduar që do të mërzitem por sinqerisht qenka një mërzi. Në këto momente po e ndiej vetën, sinqerisht, edhe mirë por edhe pak të emocionuar”, ka thënë Behluli.

Krejt në fund të intervistës ai ka pasur edhe një mesazh për Gresën.

“Ekziston njëfarë si dhimbje, sikur vajza po të shkon. Por, unë Gresës i dëshiroj gjithë të mirat e kësaj bote, i dëshiroj që ta mbush shtëpinë me nipa e me mbesa, të këtë suksese edhe në jetë edhe në këngë por më shumë i dëshiroj një jetë në harmoni familjare me Lulëzimin dhe që të trashëgohen”.