Fjalë Kyçe

Halil Kastrati dhe Capital T , dhurojnë pesë shtëpi për nevojtarët

Halil Kastrati dhe Capital T , dhurojnë pesë shtëpi për nevojtarët

Capital T ka qenë ylli tjetër i skenës që ka shoqëruar humanistin, Halil Kastrati.

Reperi është shfaqur në prani të Halil Kastratit nga shoqata “Jetimat e Ballkanit”.

Ishte vet Kastrati ai që ka publikuar foton në rrjetin social Instagram me reperin e shumë hiteve, i cili si duket ka vendosur që të mos e bëj publik aktivitetin e tij humanitar.

Kastrati në këtë postim konfirmoi se po dhurohen pesë shtëpi të reja dhe se ai me reperin do të bëjnë dorëzmin e çelësave.

Pak ditë më parë me Halil Kastratin u shfaq edhe reperi Gold AG në misionin e tij humanitar.

Capital T pritet të vazhdojë me publikimin e këngëve të reja si dhe videoklipeve.

Projekti më i ri i tij ishte “Bomba” që u prit mirë nga publiku.