Fjalë Kyçe

Halil Matoshi dhe 24 persona të tjerë nga Kosova e morën pasaportën e Shqipërisë

Halil Matoshi dhe 24 persona të tjerë nga Kosova e morën pasaportën e Shqipërisë

Në mesin e njëzet e pesë personave, të cilëve u është dhënë shtetësia e Shqipërisë, muajin e kaluar, ka anëtarë të ish- kabinetit të Kadri Veselit si dhe të ish- kabinetit të Ramush Haradinajt, ashtu si edhe pjesëtarë të eskortës së këtij të fundit.

Vendimi për dhënien e shtetësisë së tyre ishte bërë i ditur përmes një dekreti të 10 shkurtit, të publikuar në faqen zyrtare të Presidencës në Shqipëri.

Shtetësia, me kërkesë të tyre, u është dhënë, midis tjerash ish- ministrave të qeverive të mëparshme Memli Krasniqit e Blerand Stavilecit, mandej ish- këshilltarëve të Kadri Veselit sa ishte kryetar i Kuvendit, Driton Lajçit, Valmir Klaiqit, Shkelzen Dragajt, Blerim Latifit, Avni Bytyçi.

Pasaportën e Shqipërisë e ka marrë edhe Halil Matoshi sa ishte si këshilltar i Ramush Haradinajt kur ky i fundit ishte kryeministër.

Po ashtu, pasaporta shqiptare i është dhënë edhe ish- këshilltarit të Thaçit, Bashkim Smakajt, e disa të tjerëve.

Kërkesa e tyre për t’u pajisur me shtetësi shqiptare ishte bërë pas dorëheqjes së kryeministrit Haradinaj, në korrik të vitit të kaluar.

Për këtë çështje KohaDitore pat adresuar pyetje në presidencë, por nuk kishte marrë përgjigje se kush kishte aplikuar për shtetësinë shqiptare.

Në vijim, lista e plotë