Fjalë Kyçe

Halitit i shtohen edhe 16 mijë euro në bankë për një vit

Halitit i shtohen edhe 16 mijë euro në bankë për një vit

Rreth 16 mijë euro i janë shtuar për një vit ish-nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës, Xhavit Halitit, në xhirollogaritë bankare të tij.

Deklarimi i pasurisë së Xhavit Halitit për vitin 2020 në Agjencinë Kundër Korrupsion (AKK) dëshmon se anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës i ka të kursyera rreth 149 mijë euro në institucionet bankare. Rreth 16 mijë euro më shumë sesa vitin e kaluar, raporton Insajderi.

Në deklarimin e pasurisë për vitin 2019, ish-nënkryetari i Kuvendit të Kosovës kishte deklaruar se mbante rreth 132 mijë euro në banka.

Haliti ka deklaruar edhe mbi një milion euro vlerë të pasurisë së paluajtshme, ku përfshihen dy shtëpi, një banesë dhe rreth 8 hektarë tokë.

Anëtari i PDK-së ishte bërë “sensacion” në Kosovë kur gjatë një intervistë dhënë në KTV, kishte deklaruar se në Kosovë tanë kanë ka 2-3 milionë euro.