Fjalë Kyçe

Hamza: Asnjë kazino në Kosovë nuk është e licencuar

Hamza: Asnjë kazino në Kosovë nuk është e licencuar

Ministri i Finnacave, Bedri Hamza në seancën e sotme ka thënë se pranon çfarëdo vendimi që merr Kuvendi në lidhje me lojërat e fatit, ndërsa shtoi se koncept dokumenti është krijuar në Qeveri dhe se janë të gatshëm të sjellin propozimin ashtu siç vendos Kuvendi.

“Koncept dokumenti është krijuar në Qeveri dhe jemi të gatshëm që qysh të vendosë Kuvendi të vijmë me propozim në Kuvend. Ne jemi të gatshëm me dhënë kontributin tonë edhe përmes Kuvendit. Nëse Kuvendi vendosë të kemi hartim të ligjit që e rregullon këtë fushë me direktiva të BE-së ne e përkrahim. Nëse Kuvendi rekomandon të sjellë një Ligj për Sjelljen e Lojërave të Fatit në zona të pabanuara ne e përkrahim. Por nëse Kuvendi thotë që të hiqen lojërat e fatit ne e përkrahim. Për cilindo opsion që të përcaktohet Kuvendi ne jemi pro”, ka thënë Hamza, shkruan Gazeta Alo.

Sipas tij, organet zbatuese të ligjit nuk është se nuk e kanë bërë punën e vet, por shtoi se gjithmonë ka vend për më shumë.

Ai tha se në Kosovë asnjë kazino nuk është e licencuar.

“Në Kosovë asnjë kazino nuk është e licencuar. 185 gjoba për pika basti të palicencuara. Janë trajtuar 280 raste me miliona euro gjoba”, tha Hamza./Gazeta Alo/