Fjalë Kyçe

Hapen audicionet për sezonin e dytë të “Style Star Show”

Hapen audicionet për sezonin e dytë të “Style Star Show”

Pas suksesit të sezonit të kaluar emisioni “Style Star Show” ka hapur audicionet për sezonin e dytë. Audicionet në Shqipëri do të mbahen më datë 21 dhjetor, teksa në Kosovë më 8 janar.

I vetmi spektakël i modës në televizionet shqiptare, Style Star Show kishte arritur që në kohë rekord të marrë pëlqyeshmërinë e shikuesve duke sjell risi në ekranet e T7 dhe ABC.

Spektakli tashmë ka publikuar promon për sezonin e ri dhe në pak sekonda vërejmë se na pret një sezon i mbushur me befasi, stil e edhe zënka e debate mes konkurrenteve e jurisë.

Ky program është nën autorësinë dhe prezantimin e Kiara Titos, e cila ia shton edhe më shumë madhështinë këtij shou.