Fjalë Kyçe

Hapet afati i aplikimit për certifikim të subjekteve politike për zgjedhjet lokale

Hapet afati i aplikimit për certifikim të subjekteve politike për zgjedhjet lokale

Deri më 16 gusht 2021 është afati i aplikimit për certifikim të subjekteve politike që duan të marrin pjesë në zgjedhjet lokale.

Kështu ka njoftuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

“Njoftohen të gjitha partitë politike, koalicionet, iniciativat qytetare dhe kandidatët e pavarur, të cilët duan të marrin pjesë në Zgjedhjet Lokale se afati i aplikimit për certifikim ka filluar dhe përfundon më 16 gusht 2021. Kërkesat për certifikim dorëzohen në Zyrën për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim, në çdo kohë, gjatë orarit të punës, nga ora 08:00 deri 16:00”, thuhet në njoftim.