Fjalë Kyçe

Hapet Java Japoneze në Prishtinë

Hapet Java Japoneze në Prishtinë

Ky vit shënon 10 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Japonisë dhe Kosovës.

Me këtë rast, Ambasada e Japonisë në Austri dhe Fondacioni Japonez me mbështetjen e Japan Tobacco International (JTI) do të jenë nikoqirë të ngjarjes pesëditore të kulturës japoneze “Java Japoneze”, nga 6 deri më 10 nëntor në Kino Armata në Prishtinë.

Sot dhe nesër do të mbahen koncerte të muzikës japoneze nga Sumie Kaneko, përformuese e instrumenteve japoneze Koto dhe Shamisen me qendër në New York, dhe Takuya Taniguchi, baterist Taiko me qendër në Mynih.

Të dy muzikantët janë jo vetëm mjeshtër të instrumenteve të tyre tradicionale japoneze, por gjithashtu pionierë në përdorimin e tyre në muzikën bashkëkohore dhe eksperimentale.

Për herë të parë në Kosovë audienca do të ketë mundësinë të shijojë tingullin e fuqishëm të baterive të lashta japoneze së bashku me instrumentet tradicionale me tela Shamisen dhe Koto.

Përveç koncertit, katër filma japonezë të publikuar në Japoni në vitet 2017–2018 do të shfaqen çdo natë gjatë evenimentit në Kino Armata.

Programi:

6.11./ 18:00 HAPJA dhe KONCERT nga Sumie Kaneko (Shamisen, Koto) & Takuya Taniguchi (Taiko).
6.11./ 20:30 FILM “Mori, Vendbanimi i Artistit” (2018, 99 minuta).
7.11./ 18:00 KONCERT nga Sumie Kaneko & Takuya Taniguchi.
7.11./ 20:30 FILM “FATI. Përralla e Kamakuras” (2017, 129 minuta).
8.11./ 18:00 FILM “Përzierje” (2017, 119 minuta).
8.11./ 20:30 FILM “Bëj sikur të jesh” (2017, 117 minuta).
9.11./ 18:00 FILM “Mori, Vendbanimi i Artistit” (2018, 99 minuta).
9.11./ 20:30 FILM “FATI. Përralla e Kamakuras” (2017, 129 minuta).
10.11./ 18:00 FILM “Bëj sikur të jesh” (2017, 117 minuta).
10.11./ 20:30 FILM “Përzierje” (2017, 119 minuta).