Fjalë Kyçe

Hapet rruga që komunitetet të jenë pjesë e Policisë së Kosovës

Hapet rruga që komunitetet të jenë pjesë e Policisë së Kosovës

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi është takuar sot me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveqla.

Krasniqi ka ndarë një lajm të mirë për komunitetet në Kosovë duke iu bërë thirrje që të konkurrojnë për të qenë pjesë e Policisë së Kosovës.

“Ka qenë zotimi i imi politik, që të krijohen mundësi reale për rritjen e numrit të pjesëtarëve të Komunitetit Egjiptian dhe Komuniteteve të tjera në Policinë e Kosovës.
Jam shumë i lumtur që në qeverinë Kurti dhe me mbështetjen e parezervë të Ministrit z. Xhelal Sveçla, po hapet rruga që të rinjët dhe të rejat e komuniteteve të kenë mundësi reale të jenë pjesë e Policisë së Kosovës.
Ju bëjë thirrje, të gjithë të interesuarve që të paraqiten për trajnimin e organizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, e cila do të organizohet nga Akademia Kosovare për Siguri Publike.

Të interesuarit mund të apilokojn në këtë email: [email protected].
Angazhimi im vazhdon për një Kosovë gjithëpërfshirëse, me mundësi të barabarta për të gjithë, ne po krijojmë kushte për mundësi reale për rritjen e numrit të pjestarëve të komuniteteve në Policinë e Kosovës” shkruan Elbert Krasniqi në njoftim.