Fjalë Kyçe

Haradinaj: 30 vite më parë Serbia ofroi dhunë për popullin e Kosovës

Haradinaj: 30 vite më parë Serbia ofroi dhunë për popullin e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar 30 vjetorin e suprimimit të autonomisë së Kosovës.

Haradinaj, ka thënë se Serbia në atë kohe në vend të reflektimit dergoi, tankse, ushtri e polici dhe në vend të mbrojtjes së të drejtave ofroi dhunë për popullin e Kosovës, shkruan Gazeta Alo.

Ai, ka thënë se derisa në Beograd festohej me shampanjë “unifikimi i Serbisë”, rrugët e Kosovës u përgjakën nga vrasja e dhjetra protestuesve.

Postimi i tij i plotë:

U bënë 30 vjet prej se Serbia me forcën e tankseve në rrugë, suprimoi autonominë politike të Kosovës sipas së cilës Kosova ishte element konstituiv i Federatës Jugosllave. Ishte një gjysëm lirie, e cila edhe si e tillë e pengoi regjimin shovinist të kohës. Populli i Kosovës në mënyrë paqësore me marshin dhe grevën e minatorëve, protestat e vazhdueshme të studentëve u përpoq ta senzibilizoj opinion e atëhershëm të brendshëm dhe të jashtëm, por fatkeqësisht në vend të reflektimit Serbia dërgoi tankse, ushtri e polici dhe në vend të mbrojtjes së të drejtave ofroi dhunë për popullin e Kosovës.

Derisa në Beograd festohej me shampanjë “unifikimi i Serbisë”, rrugët e Kosovës u përgjakën nga vrasja e dhjetra protestuesve.

Respekt për gratë dhe burrat që u kryengritën në mbrojtje të Kushtetutës. Ata janë pjesë e kujtesës sonë shtetërore./Gazeta Alo/