Fjalë Kyçe

Haradinaj akuzon ministrin Mehaj: Po u ndalon makinat gjeneralëve të Ushtrisë

Haradinaj akuzon ministrin Mehaj: Po u ndalon makinat gjeneralëve të Ushtrisë

Ish deputeti i AAK’së, Daut Haradinaj, ka kritikuar ministrin e mbrojtjes Armend Mehaj, pasi ua ka ndaluar makinat gjeneralëve të ushtrisë, shkruan Gazeta Metro.

Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, tha se zyrtarët e qeverisë po shkojnë me makina zyrtare në bregdet, dhe fëmijët i dërgojnë në çerdhe me po të njëjtat makina.

‘’ Në kohën kur Kosova po bën përpjekje për ta fuqizuar ushtrinë e saj, ministri i Mbrojtjes iu ndalon makinat gjeneralëve të Ushtrisë.

Në bregdet po shkoni me makina zyrtare, edhe fëmijët në çerdhe i dërgoni me të njëjtat makina’’, shkroi Haradinaj.

Ai kërkoi nga Mehaaj të reflektojë, duke thënë se ky vendim nuk ii bën nder as Kosovës as ushtrisë.

‘’ Reflekto ministër, sepse me këtë vendim nuk i bëni nder as Kosovës e as ushtrisë sonë!’’