Fjalë Kyçe

Haradinaj: Anëtarësimi në NATO është synim shtetëror dhe qytetar i Kosovës

Haradinaj: Anëtarësimi në NATO është synim shtetëror dhe qytetar i Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se anëtarësimi në NATO është synim shtetëror dhe qytetar i Kosovës.

Gjatë një takimi që ka pasur me përfaqësues të Komitetit Komitetin Ndër-Ministror për Anëtarësim dhe Integrim në NATO, Haradinaj ka thënë se ne jemi në rresht me vendet demokratike për të mbështetur paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal dhe më gjerë, shkruan Gazeta Alo.

Përmes, një postimi në profilin e tij në Facebook, kryeministri ka shkruar se Kosova ka institucionalizuar aspiratën për anëtarësim në Paktin Veri-Atlantik.

Postimi i tij i plotë:

Anëtarësimi në NATO është synim shtetëror dhe qytetar i Kosovës. Ne jemi në rresht me vendet demokratike për të mbështetur paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal dhe më gjerë. Kosova ka institucionalizuar aspiratën për anëtarësim në Paktin Veri-Atlantik, duke funksionalizuar Komitetin Ndër-Ministror për Anëtarësim dhe Integrim në NATO. Forcimi i marrëdhënieve, prezenca e shtuar në Bruksel, komunikimi strategjik, si dhe përfshirja e Kosovës në programe partneriteti është nisja e Kosovës në NATO./Gazeta Alo/

Fotografia e Ramush Haradinaj