Fjalë Kyçe

Haradinaj: Askush në Amerikë nuk e do ndarjen e Kosovës

Haradinaj: Askush në Amerikë nuk e do ndarjen e Kosovës

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka komentuar largimin nga administrata amerikane të këshilltarit të lartë të Sigurisë, John Bolton. Haradinaj nuk është pajtuar që Boltonit t’i ngarkohet përgjegjësia e përpjekjes për ndarjen e Kosovës.

Haradinaj ka thënë se gabimet janë bërë në Ballkan. Ai ka thënë se askush në SHBA nuk e do ndarjen e Kosovës.

“Kam shumë respekt për Boltonin. Ai ka qenë një nejri i linjës së parë i Amerikës. Sa i përket çështjes së Ballkanit dhe të Kosovës, mendoj se gabimet kanë ndodh në Ballkan dhe jo në Uashington”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka thënë se sinjale të gabuara janë çuar në Uashington. Sipas tij, këto sinjale i ka çuar Presidenti serb, por ka pasur edhe politikanë brenda Kosovës.

“Pra sugjerimet i kanë shku të gabume Uashingtonit zyrtar prej udhëheqësve të Ballkanit. Kuptohet presidenti Vuçiq e ka interes shtetëror dobësimin e copëtimin e Kosovës, por janë ba gabime edhe prej tjerëve. Ne kemi bindje të thellë që të gjitha institucionet e sigursë së Amerikës, e mbrojnë Kosovës, se Kosova është vijë e frontit për ta. Në kufirin e Kosovës ndahet edhe kufiri mes influencave amerikane dhe ruse”, ka thënë ai.