Fjalë Kyçe

Haradinaj bëhet bashk me Veliun për çaj në Podujevë

Haradinaj bëhet bashk me Veliun për çaj në Podujevë

Ish-kryeministri i vendit, njëherësh lideri i AAK-së Ramush Haradinaj   ka qëndruar sot në Podujevë.

Madje i njëjti ndau kohë edhe për të pirë çaj bashkë me qytetarë, dhe nënkryetarin e LDK-së, njëherësh ministrin e Brendshëm dhe Administratës Publike, Agim Veliu.

Siç duket lidhja e koalicionit parazgjedhor në Podujevë mes dy partive, i bëri bashkë sot Veliun e Haradinajn, e ku nuk mungoi as çaji.

Postimi i plotë:

Te “Miftari” në Podujevë u ndalëm për një çaj me qytetarë, ku na u bashkua edhe ministri Agim Veliu.

RH