Fjalë Kyçe

Haradinaj: Beteja e Grykës së Kaçanikuta ia fali 28 dëshmorë Kosovës

Haradinaj: Beteja e Grykës së Kaçanikuta ia fali 28 dëshmorë Kosovës

Kryeministri Ramush Haradinaj, sot ka përkujtuar të rënët në Betejën e Grykës Kaçanikut 20 vjet më parë.

“Kaçaniku, me Brigadën 162 “Agim Bajrami”, e lartësoi emrin e vet edhe njëherë në Luftën Çlirimtare. Lirisë së Kosovës, kjo brigadë ia fali 28 dëshmorë, duke ia shkruar sërish historinë e lavdisë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

“Më 9 prill, 20-vjet më parë, Gryka e Kaçanikut jehonte gjatë luftimeve, nga këngët dhe pushkët e lirisë të bijave dhe bijve të tij më të devotshëm”.

“Sot me respekt e krenari i kujtojmë dëshmorët e kësaj beteje. Lavdi e përjetshme!”.