Fjalë Kyçe

Haradinaj: Boll mo, Kosova nuk bën të shkilet, ndërkombëtarët t’i bëjnë presion Serbisë dhe jo Kosovës

Haradinaj: Boll mo, Kosova nuk bën të shkilet, ndërkombëtarët t’i bëjnë presion Serbisë dhe jo Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se ka deklaruar se bashkësia ndërkombëtare duhet të bëj presion ndaj Serbisë rreth çështjes së dialogut në Bruksel.

Ai ka thënë se më Kosova nuk duhet të shkilet, shkruan Gazeta Alo.

“Nuk është mesjeta më që me kërcënime me pasoja, nuk kryhen punët kështu. Nëse Serbia don me qit kushte mos me ardh në dialog ne s’mundemi me i thënë hajde në dialog. Nuk duhet të ketë pasoja për Kosovën dhe unë po mendoj që boll mo me shkel viktimën, Kosova është viktima”, ka thënë Haradinaj.

I pari i ekzekutivit, ka deklaruar se Kosova s’e ka ndërmend ta heq taksën pa nënshkrimin e një kontrate obligative rreth Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

“Unë kam fol për kontratën, unë nuk kam kërku garanci unë ju besoj aleatëve tonë.  Për marrëdhënien Kosovë-Serbi po na nevojitet kontrata. Unë s’po lypi garanci nga Amerika sepse unë i besoj, Amerika neve na ka njoft. Na shqetëson kualiteti i kontratës, imagjinoni një kontratë të keqe na vjen në tavolinë edhe atëherë s’mundemi me i thënë jo Evropës dhe Amerikës, më mirë është me i thënë tash jo se atëherë ”, ka thënë ai.

Sipas Haradinaj, dialogun e ka bllokuar Serbia dhe jo Kosova.

“Mos të keqkuptohem dialogun e ka blloku Beogradii, ata kaun thënë se pa u heq taksa nuk shkojmë në dialog mos harroni. Ne kemi shku në dialog”, ka thënë ai.

Këto komente, kryeministri Haradinaj i bëri pas mbledhjes së Qeverisë./Gazeta Alo/