Fjalë Kyçe

Haradinaj: Besnikëria e Kosovës ndaj Amerikës është e përhershme

Haradinaj: Besnikëria e Kosovës ndaj Amerikës është e përhershme

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka dhënë detaje për takimin e mbyllur që pati sot me delegacionin amerikan, kryesuar nga senatori James Inhofe.

Haradinaj ka thënë se miqësia dhe të qenit mirënjohës ndaj SHBA-ve nga kosovarët, do të jetë e përhershme.

Shkrimi i plotë:

“Shumë i nderuar ta prisja sot delegacionin e ShBA-së, prirë nga Senatori James Inhofe. Inkurajim i fuqishëm që të qëndrojmë në vlerat tona të përbashkëta dhe për ta avancuar pozitën e gjithanshme të Kosovës. Dashuria dhe besnikëria e Kosovës ndaj Amerikës është e përhershme. Zoti e bekoftë miqësinë tonë! RH”.