Fjalë Kyçe

Haradinaj-deputetëve: Sot e keni mundësinë ta ruani Kosovën e 17 shkurtit

Haradinaj-deputetëve: Sot e keni mundësinë ta ruani Kosovën e 17 shkurtit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në seancën e sotme të Kuvendit ku po diskutohet për ligjin dhe platformën për dialog ka thënë se nuk beson se dikush nga deputetë mund ta mohojë se këto dy tema janë të rëndësishme.

“Është kërkua një seancë e jashtëzakonshme dhe është kërkua për tema aktuale, pra për tema që janë preokupim  i të gjithëve. Nuk e  di se cili subjekt politik nuk i ka në interes këto tema, janë të interesit të parë të Kosovës. Nuk besoj se dikush mundet me mohu rëndësinë e temave”, ka thënë Haradinaj, shkruan Gazeta Alo.

Ai ka kërkuar që në fund të debatit të arrihet një konsensus mes subjekteve politike ëpr këto dy çështje, siç ka thënë Haradinaj që janë të rëndësishme për të gjithë.

“Janë tema të rëndësishme, janë tema  që e kanë vendin në këtë Kuvend, edhe unë i kisha ftu deputetët sot që ta shfrytëzojnë mundësinë që t’i thonë qëndrimet e veta dhe ën fund të arrijmë te një konsensus sepse i është dhënë mundësia parlamentit me rujt pronësinë mbi procesin e dialogut por edhe me rujt Kosovën e 17 shkurtit”, ka deklaruar i pari i ekzekutivit.

“Besoj se sot të gjithë e keni mundësinë me dhënë kontributin tuaj për një proces që na preokupon të gjithë neve. Kontributet e juaja janë me interes për Kosovën. Kisha kërkua prej deputetëve që të fillojnë diskutime për platformën. Çështja e votimit është çështje e numrit të deputetëve prezent, atë pushteti e mban përgjegjësi,po  çështja e diskutimeve është e të gjithëve dhe ju lus që ta shfrytëzoni këtë mundësi. Me rëndësi është së deri s atë votohet apo nuk votohet së paku të jepni pikëpamjet  e juaja”, ka pohuar Haradinaj./Gazeta Alo/