Fjalë Kyçe

Haradinaj: Do të punojmë për konsolidim të shtetit tonë

Haradinaj: Do të punojmë për konsolidim të shtetit tonë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës për 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ka thënë se sot është një ditë ku ne të gjithë e ndjejmë rrugëtimin tonë deri në liri.

Ai ka thënë se duhet të relfektojmë dhe njëkohësisht edhe i urojmë njëri tjetrit me biendjen që  e kaluara jonë na konfirmon që kemi pas të drejtë për liri, kemi pas të drejtë edhe më 17 shkurt 2088 dhe kemi drejtë edhe sot kur punojmë në konsolidimin e shtetit tonë, shkruan Gazeta Alo.

“Shqiptarët në Ballkan janë popull që kanë kontribu për Ballkanin, janë popull që kanë pagu cmim në proceset që ka kalu vendi jonë. Të gjithë ne do të punojmë në vazhdimësi për konsolidim për shtetin tonë. Jemi të intereseuar për një marrëveshje obligative për njohje reciproke me kufijtë ekzistues”, ka deklruar Haradinaj.

Zoti e bekoftë Kosovën, Zoti e bekoftë popullin shqiptarë, ka thënë Haradinaj./Gazeta Alo/