Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj në një intervistë për T7 ka thënë se është kërcënuar me largim nga detyra e kryeministrit, shkruan GazetaAlo.
Ky kërcënim sipas Haradinajt, vjen nga qëndrimi i tij për taksën ndaj produkteve serbe.
Ai ka thënë se ky kërcënim ka ardhur nga përfaqësuesit e disa nga vendet evropiane, nga ambasadori i SHBA-ve, dhe nga kryeparlamentari Kadri Veseli.
Megjithatë, kryeministri ka deklaruar se pavarësisht trysninë dhe presionit, taksa ndaj Serbisë do të mbetet në fuqi në 100%./GazetaAlo