Fjalë Kyçe

Haradinaj: Duncan e sheh të rrezikshëm për Ballkanin, debatin për ndryshimet e kufijve

Haradinaj: Duncan e sheh të rrezikshëm për Ballkanin, debatin për ndryshimet e kufijve

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në faqen e tij zyrtare në Facebook, falënderon dhe është mirënjohës ndaj Qeverisë së Britanisë së Madhe.

Haradinaj shkruan se edhe Ministri për Evropë Sir Alan Duncan e sheh si të rrezikshme iden për ndryshimin e kufijve.

Kryeministri e përsërit se Kosova është e interesuar për marrëveshje me Serbinë e që do të bëhet pas njohjes së Kosovës me kufijtë aktual nga ana e Serbisë./Gazeta Alo/

Ky është postimi i tij i plotë:

Mirënjohës dhe falënderues për çasjen konsistente të Qeverisë së Britanisë së Madhe ndaj idesë luftënxitëse e destabilizuese të ndryshimit të kufirit të Kosovës me Serbinë, si pjesë e marrëveshjes gjithëpërfshirëse me shtetin fqinj. Në debatin e sotëm për Kosovën në Parlamentin Britanik, Ministri për Evropë Sir Alan Duncan e cilësoi si tejet të rrezikshëm për Ballkanin, debatin për ndryshimet e kufijve, që do të shfrytëzohej si presedan nga palët e treta.

Kufijtë në Ballkan nuk janë perfekt, dhe lëvizja e tyre është shumë e ndjeshme dhe e rrezikshme. E përsëris se Kosova është e interesuar për marrëveshje me Serbinë, e cila
do të rezultojë me njohje reciproke brenda kufijve aktual të 17 shkurtit 2008.