Fjalë Kyçe

Haradinaj e akuzon Kurtin për tradhti, fton deputetët për ta shkarkuar kryeministrin

Haradinaj e akuzon Kurtin për tradhti, fton deputetët për ta shkarkuar kryeministrin

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar që të procedohet me shkarkimin e kryeministrin Albin Kurti.
Haradinaj i ka krahasuar fjalimet e Kurtit me ato të ministrit rus, Sergey Lavrov, shkruan lajmi.net.

Madje, kreu i AAK-së e ka akuzuar Kurtin për, siç e quan ai, mashtrim deri në tradhti. Për këto arsye, Haradinaj ka ftuar që të votohet shkarkimi i kryeministrit.

“Mashtrimi deri në tradhti. Mashtrimi i Kurtit ka elemente tradhtie. Kurti pov azhdon me provu me mashtru edhe aletatët e sigurisë. Po vazhdon me provu me i mashtru garantë te sigurisë tonë. Mashtrimet e tij janë tradhti e llojit të vet. S’ndihem mirë që i them këto. Por është detyrë e jonë që të logjikojmë e reflkeojmë për atë që po ndodh”, ka thënë Haradinaj.

Deputeti Haradinaj i propozoi deputetëve që të votojnë për ta shkarkuar kryeministrin Kurti.

“Kush përfiton nga mashtrimi që Kurti ua ka bë njerëzve të Kosovës e aletave deri në tradhti, fiton Rusia, Serbia e bandat. Për këtë arsye ju propozoj të gjithë deputëve të shkojm në mocion, ta ndërprejmë këtë pabesi e ta shkarkojmë kryeministrin Kurti”, ka potencuar Haradinaj.