Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur në takim ministrin Federal të Gjermanisë për Shëndetësi, Jens Spahn.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim ministrin Federal të Gjermanisë për Shëndetësi, Jens Spahn.
Në këtë takim ishte edhe ministri kosovar i Shëndetësisë, Uran Ismaili.
Gjatë ditës së sotme, Spahn bashkë me ministrin e Shëndetësisë së Kosovës, Uran Ismaili, pritet të nënshkruajnë një marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë në fushën e shëndetësisë.