Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, ka adresuar mjaft kritika në drejtim të shefit të Qeverisë, Albin Kurtit.
Haradinaj ka potencuar se “edhe tani është e njëjta Serbi”, duke ia përmendur aksionet e VV-së kundër mallrave serbe, shkruan Reporteri.net.
Daut Haradinaj ia përmendi edhe sjelljen e Kurtit me kryeministren serbe, duke e pyetur “përse i buzëqeshe Brnabiqit?!”.
Ndër të tjera, Haradinaj kërkoi nga deputetët që të jenë unik sot, siç tha ai, përballë Serbisë. Ai shtoi se qëndrimi i sotëm vendos fatin për të ardhmen.
“Deputetë të nderuar, ju ftoj që sopt të gjithë të jemi unik përballë Serbisë. Në këtë Parlament miund ta dëshmojmë sa jemi të vendosiur. Sot këtu do ta vendosim cka do të ndodhë nesër, për një diskutim ose kompromis siç po quhet i dhimbshëm. Çka mund të jetë ai kompromis? A do të jetë Zajednica a po do të jetë coptimi i Kosovës? Kjo mbetet të shihet dhe këtë e ka në dorë vetë kryeministri dhe partnerët”, ka thënë Haradinaj.