Fjalë Kyçe

Haradinaj emëron këshilltar të tij ish kandidatin për kryetar të Prizrenit

Haradinaj emëron këshilltar të tij ish kandidatin për kryetar të Prizrenit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinja ka emëruar sot Lulzim Kabashin, Këshilltar të Jashtëm Politik.
Kjo është bërë e ditur nga Haradinaj përmes një njoftimi në profilin e tij në Facebook.
“Emërova sot Lulzim Kabashin, Këshilltar të Jashtëm Politik, në veçanti për fushën e ekonomisë, me fokus rajonin e Prizrenit”, ka shkruar Haradinaj.
Kabashi ka qenë kandidat për kryetar të Prizrenit nga partia e Haradinajt, AAK në vitin 2017.