Fjalë Kyçe

Haradinaj falënderon ata që morën pjesë në 21-vjetorin e Epopesë së Dukagjinit

Haradinaj falënderon ata që morën pjesë në 21-vjetorin e Epopesë së Dukagjinit

Kryeministri Ramush Haradianj, ka falënderuar të gjithë ata që morën pjesë në Epopenë e UÇK-së në Dukagjin.

Përmes një postimi në Facebook, në emër të familjes Haradinaj ai po ashtu ka falënderuar edhe të gjithë ata që bënë homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan.

Ky është postimi i kryeministrit:

Në emër të familjes Haradinaj, falënderoj të gjithë ata, që na nderuan me pjesëmarrje në shënimin e 21-vjetorit të “Epopesë së Dukagjinit” dhe që ishin për homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan. Mirënjohës Këshillit Organizativ, që e organizuan këtë ngjarje dhe të gjithë ata që ndihmuan për mbarëvajtjen e saj.