Fjalë Kyçe

Haradinaj flet për protestën e veteranëve, ka një apel për ta

Haradinaj flet për protestën e veteranëve, ka një apel për ta

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur për protestën e veteranëve të luftës së UÇK-së që pritet të mbahet nesër para Kuvendit të Kosovës.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka kërkuar nga veteranët që të protestojnë qetë dhe me dinjitet, shkruan lajmi.net.

“Fatkeqësisht me miratimin në lexim të parë të Ligjit për pagën minimale, qeveria dhe shumica parlamentare, kanë shkelur të drejtat dhe dinjitetin e luftëtarëve të lirisë! Prandaj edhe protesta e veteranëve e thirrur për nesër është plotësisht e drejtë”, ka shkruar Haradinaj.

Ai i ka bërë thirrje Qeverisë që ta tërheq ligjin, ta korrigjojë, të përfshijë kategoritë e lirisë brenda tij dhe ta risjellë në Parlament për votim.

“Është me interes që gabimi i bërë të korrigjohet”, ka thënë Haradinaj.

Në fund, ai ka theksuar edhe një herë se e mbështet këtë protestë, ndërsa ka apeluar për protestë të qetë e të dinjitetshme.