Fjalë Kyçe

Haradinaj flet për vrasjen e Ivanoviqit, thotë se po punohet për zbardhjen e rastit

Haradinaj flet për vrasjen e Ivanoviqit, thotë se po punohet për zbardhjen e rastit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sot ka pritur në takim zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian, RRainer Wieland.

Haradinaj pati edhe një konference të përbashkët për media me Wieland ku tha se i kishte kërkuar ndihmë sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën, shkruan lajmi.net.

Ndërkohë, Haradinaj është pyetur edhe për dorëheqjen e kryetarëve të komunave të veriut dhe vrasjen e poltikanit serb të Kosovës Oliver Ivanoviqit.

Ai është shprehur se Qeveria e Kosovës gjithmonë i ka trajtuar me kujdes edhe komunat me shumicë serbe dhe ministrat serb.

E sa i përket vrasjes së Ivanoviqit, Haradinaj është shprehur se ka qenë i shokuar nga kjo ndodhi.

“Ne do të vazhdojmë t’i kryejmë hetimet dhe të gjejmë të vërtetën, por është vështirë të jepet përgjigje sepse gjërat janë të ndërlidhura”, tha Haradinaj.

Ai gjithashtu kërkoi nga të gjithë njerëzit që kanë informata të ndihmojë në zbardhjen e këtij rasti duke përsëritur se nuk mund të ngutet në prognoza të kësaj ngjarje.