Fjalë Kyçe

Haradinaj godet prapë Thaçin: Nuk ndërrohen territori dhe kufijtë

Haradinaj godet prapë Thaçin: Nuk ndërrohen territori dhe kufijtë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka goditur prapë presidentin e vendit, Hashim Thaçi, rreth idesë së tij për korrigjim kufijsh mes Kosovës e Serbisë. Haradinaj ka thënë se territori i Kosovës nuk është mall për tregti.

Ai ka deklaruar në Ora News se kushdo që flet për ndryshim territoresh është armik i Kosovës.

“Nuk ndërrohet territori dhe kufijtë. Vendi është njëherë i vendosur dhe nuk parashihet biseda kështu”, ka deklaruar ai.

“Unë nuk jam tregtar dhe nuk përfaqësoj ndonjë mall për treg, sa metra këtej dhe as metra andej”, ka thënë Haradinaj.

“Nuk ka kryetar qeverie që diskuton tokën e vet për shkëmbim. Është absurdi më i madh”, është shprehur ai.

Duke komentuar fjalët shkëmbim, ndarje, demarkacion kufiri, korrigjim, Haradinaj ka thënë se “janë ofendime, sulme direkte në territor. Agresion janë nga kushdo që vjen”.

“Kushdo që shënon marrjen e njohjes nga Serbia me ndërrim territoresh ose me lëvizje kufijsh është armiq i 17 Shkurtit dhe Kushtetutës, dhe në aktin e shpalljes së pavarësisë”, ka thënë ai.