Fjalë Kyçe

Haradinaj i kundërpërgjigjet Edi Ramës: Qëndroj prapa asaj që kam thënë

Haradinaj i kundërpërgjigjet Edi Ramës: Qëndroj prapa asaj që kam thënë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, vazhdon të qëndroj prapa deklarimeve të tij i cili në një intervistë, kishte thënë se në Samitin e Berlinit presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i kanë kërkuar heqjen e taksës.

Haradinaj, i është kundërpërgjigjur kryeministrit Rama i cili gjatë ditës së djeshme ka thënë se nuk është e vërtetë që ka kërkuar nga Haradinaj heqjen e taksës, shkruan Gazeta Alo.

Madje, Rama ka thënë se Haradinaj nuk e ka kuptuar ende një normë elementare të mirëkuptimit njerëzor, që sipas tij është edhe rregull udhëheqësish, që kur flasin diçka në mes vete, nuk i komentojnë ato në publik.

“Shiqoni për mu shqiptarët edhe të majtë edhe të djathë janë vëllaznit e mi ua kam borgj të vërtetën “Rrnoj me tregu”, do të tregoj të vërtetën edhe kur i pëlqen edhe kur i pëlqen edhe kur si pëlqen dikujt do ta tregoj çdo herë, sepse jemi në obligim të një transparence këtë do ta bëj edhe të ardhmen. E shoh me atë që ka thënë At Zef Pllumi: Rrno me tregu, shyqyr që aty është dikush me tregu të vërtetën”, tha Haradinaj.

Sipas tij, kërkesa që me u pezullu taksa nuk është e re.

“Kërkesa që me u pezullu taksa nuk është e re edhe pozicionet nuk janë të reja as pozicioni im nuk është i ri është i qëndrueshëm. Kemi qëndrim publik është i mirëseardhur kur të gjithë jemi një.  Pala që nuk tregon qëndrueshmëri dihet ku përfundon. Jemi në të drejtën tonë, derisa pala tjetër nuk është gati nuk kemi as ne pse me u mërzit”, ka deklaruar Haradinaj.

Këto komente, kryeministri Haradinaj i bëri në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë./Gazeta Alo/