Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në një adresim për media në Bruksel, ka deklaruar se NATO-ja është e zhgënjyer për vendosjen e taksës nga ana e Qeverisë së Kosovës dhe se, sipas tij, FSK-ja s’mund të futet pa lejen e KFOR-it në veri të vendit.
Pas kësaj deklarate, ka reaguar kryeministri Ramush Haradinaj. Sipas tij, ushtria e Kosovës ka të drejtë e plotë të ushtrimit të detyrës në gjithë territorin e vendit.
“Ne i kemi ofruar NATO-s një protokoll të ri për vendin. S’ka më veri dhe jug. Duhet ta kuptojnë të gjithë presidenti, unë… Mbi ne është Parlamenti. Me 107 vota i është dhënë fuqia ushtrisë për gjithë territorin. Kosova nuk është e intersume. Në veri jetojnë serbët e Kosovës, janë qytetarët e Kosovës. S’kanë arsye të kenë shqetësim që ushtria mundet mu përdor kundër tyre, kjo është një garancë”, është shprehur ai./Gazeta Alo/