Fjalë Kyçe

Haradinaj i përgjigjet kërkesës së Pacollit rreth takimit urgjent

Haradinaj i përgjigjet kërkesës së Pacollit rreth takimit urgjent

Zv.kryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli sot gjatë ditës ka ftuar një tryezë të përbashkët mes liderëve vendore dhe atyre të huaj për t’u marrë vesh për zhvillimet e fundit që po ndodhin në vend.

E, rreth kësaj tryeze, ka folur edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, shkruan Gazeta Alo.

Haradinaj, ka thënë se i pëlqen kjo ide dhe se takimet janë të mirëseardhura.

“Më pëlqen ideja e zv.kryeministrit Pacolli për me u taku. Takimet janë të mirëseardhura, edhe ashtu jemi taku në vazhdimësi. Njohja duhet të jetë si një kërkim falje për atë që i ka ndodhë Kosovës. Por, jam i gatshëm të ulem në çdo tavolinë me të gjithë akterët me bisedu për cilëndo çështje”, ka thënë ai./Gazeta Alo/