Fjalë Kyçe

Haradinaj i përgjigjet me batutë Kadri Veselit

Haradinaj i përgjigjet me batutë Kadri Veselit

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, është takuar me qytetarët e Vitisë dhe me kandidatët për deputetë të kësaj ane nga koalicioni AAK-PSD.

Haradinaj ka folur edhe për kundërshtarët e tij politikë dhe për premtimet e tyre.

Ai ka thënë se qeverisjen me PDK-në e ka ndërprerë sepse kjo parti, siç ka thënë ai, është treguar e paqëndrueshme atëherë kur i është dashur vendit më së shumti.

“Jam nda prej PDK-së, se kur kenë temat ma të rëndësishme të venit, nuk qëndronin, nuk mbanin qëndrim”, ka thënë Haradinaj, shkruan Insajderi.

Veselit ia ka lëshuar një batutë. “Kadria po thotë e luftoj korrupsionin. Po m’doket sikur 1 Prilli”, ka thënë Haradinaj, duke iu referuar ditës së gënjeshtrave.