Fjalë Kyçe

Haradinaj i përgjigjet Vuçiqit që tha se në Kaçanik ka xhihadistë

Haradinaj i përgjigjet Vuçiqit që tha se në Kaçanik ka xhihadistë

I pari i Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj iu është kudnërpërgjigjur presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, që tha se Kaçaniku është fshat serb i mbushur me pjestarë të ISIS’it, shkruan Gazeta Express.

“ Po i dëgjoj deklarimet e zyrtarëve serb,qe po thobe se Kosova veç është në disa vende ku ka konflikte duke aluduar në luftëtarë që kanë shkuar në luftëra të huaja, pra xhihadist. E vërteta është që Kosova është prej vendeve të rralla në botë që ka një Ligj dedikuar eksplicit kundër pjesëmarrjes së shtetasve të vet në luftëra të huaja dhe i ndjek penalisht dhe ata që kthehen janë objekt të ligjit. Ndërsa dallimi i Serbisë me ne është kështu: ata i kanë në lista të pagesave sot e kësaj dite, qoftë si të pensionuar para kohe, ose të pensionuar, qoftë si veteranë ose të tjerë, ata janë mercenarë sot krahë për krahë më rusët në Ukrainë dhe në Siri kundër krejt perëndimit dhe paqes”, ka shkruar në Facebook kryeministri Haradinaj.

Sipas tij institucionet e Kosovës janë krahas institucioneve euroatlantike në vendosje të paqes.

Haradinaj gjithashtu ka shkruar se nëse Serbia do të dëshironte luftim të krimit do ta përkrahte anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL, duke përfunduar se nuk rrezikohet askush për shkak të taksës./Express