Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka takuar ish-presidenten Atifete Jahjaga, ku i ka premtuar mbështetje për trajtimin e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës.
Kryeministri i ka shprehur mirënjohje ish-presidentes për përkushtimin e saj lidhur me këtë çështje.
Postimi i plotë i tij:
Në takim me ish-Presidenten, Atifete Jahjaga, u dakorduam që përkujtimi i çlirimit të vendit të fokusohet në trajtimin e ecjës së Kosovës drejt aspiratës së saj veriatlantike, në 20-vjetorin e hyrjës së trupave të NATO-s. Duke i shprehur mirënjohje zonjës Jahjaga për përkushtimin e saj në trajtimin e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës dhe përkrahjen e tyre për riintegrim në shoqëri, u zotova se Qeveria do të jetë partnere me të gjithë ata që i japin mbështetje të vazhdueshme trajtimit të kësaj plage të hapur të shoqërisë sonë.